E Diel, 1 Nëntor 2026

Koha qe gazetaret e Rusise te shtrengojne radhet perballe regjimit te Putinit

09-12-2010 / Gazeta 55

Ne kohen kur reporteri i gazetes Kommersant Oleg Kashin u rrah egersisht ngjarja shkaktoi nje zemerate te thelle ne radhet e komunitetit te gazetareve dhe aktivisteve te te drejtave te njeriut. Menjehere u mblodhen edhe shume firma per ti bere apel presidentit Dimitri Medvedev te nxiste hallkat e drejtesise per te kryer nje hetim te thelle ndaj kesaj ngjarje dhe vales ne rritje te dhunes ndaj gazetareve. Kjo nisme kishte per synim te fuqizonte Nenin 144 te Kodit Penal qe e cileson si veper kriminale dhunen ndaj gazetareve kur ata ushtrojne profesionin e tyre. Nismetaret e kerkeses se drejtuar presidentit rus theksuan se vrasesit e Vladislav Listyev-it ish-drejtor i ORT Television pararendes i Chanel One dhe gazetares se Novaya Gazeta-s gazetares Anna Politkovskaya ashtu si edhe sulmet mizore te kryera te gazetarit te Khimki-t Mikhail Beketov nuk kane gjetur ende zgjidhje. Presidenti rus ka urdheruar tashme Prokurorin e Pergjithshem Yury Chaika dhe Ministrin e Brendshem Rashid Nurgaliyev te ndjekin personalisht hetimet ndaj ketyre ceshtjeve. Fatkeqesisht si dhe ne shume raste te kesaj natyre mbikqyrja e zyrtareve te larte nuk ka dhene fryte. Pikerisht ngaqe urdheri i hetimit erdhi nga kreu i vendit komuniteti i gazetareve kishte nje drite shprese se do te vinte zgjidhja e deshiruar. Sigurisht edhe pritshmeria e zgjatur ne kohe e ben situaten veshtiresisht te durueshme. Ne Rusine e diteve te sotme sulmet e panumerta dhe vrasjet e kryera ndaj gazetareve ruse kane krijuar nje model marredheniesh qe percaktojne raportin e gazetareve ndaj opinionit publik nga njera ane dhe shtetit nga ana tjeter. Media ruse ka kohe qe ka ndalur se qeni Pushteti i Katert. Si komuniteti i gazetareve ashtu edhe autoritetet shteterore jane njelloj fajtore qe vlera e gazetarit eshte inflacionuar kaq shume. Shume prej mediave kontrollohen nga shteti duke dobesuar keshtu nismat ekonomike dhe duke penguar zhvillimin e tregut te lire ku te lulezoje media e pavarur. Pengesat ligjore e gjyqesore si ato qe kane te bejne me ekstremizmin ngushtojne hapesirat e ushtrimit te profesionit nga gazetaret. Mendesia se gazetaret permbushin nje detyre jetesore per vendin nuk ka zene ende rrenje ne shoqerine ruse. Ne kete kuptim askush nuk mund te na binde se ligji per median ne Rusi eshte i tille qe u lejon gazetareve vendas te permbushin nje detyrim publik. Komuniteti i gazetareve duhet te loboje per krijimin e nje legjislacioni qe te barabise sulmin ndaj gazetareve me sulmin ndaj vete shtetit te tilla si ato te kryera ndaj zyrtareve te larte parlamentareve apo gjykatesve ruse. Individet qe urdherojne keto lloj sjelljesh barbare per sulme ndaj gazetareve shperfaqin urrejtje te shfrenuar ndaj publikimeve te tyre duke qene te bindur se dhuna eshte mjeti i duhur per te zgjidhur problemet. Ndoshta kjo menyre sjelljeje vjen edhe per shkak te paragjykimit se te gjithe gazetaret shtremberojne realitetin cka shpjegon se ushtruesit e dhunes e shohin heqjen qafe te gazetareve si eleminim te kundershtareve. Per me teper ne kendveshtrimin e tyre lufta eshte lufte. Qysh kur orvatjeve te tyre iu hap lsquodrita jeshile per te kapur pjese te pushtetit dhe biznesit banditet e pas-viteve 1990 po perdorin te njejtat mendesi familjare edhe ne punet e reja. Keshtu minimi i rolit dhe qendrimit te masmediave ne shoqeri vetekuptohet se eshte nje synim i mirellogaritur. Masmediat jane mjete qe shoqeria te monitoroje vetveten ndash perfshire edhe autoritetet shteterore dhe komunitetin e biznesit. Por ne Rusi ky sistem mbikeqyrjeje eshte i pavlere. Lirine e fjales e gjen ne leter por media nuk gezon ndikimin e nje institucioni te mirefillte. Reporteret mediatike nuk duhet te bien pre e ndeshkimit te keqberesve apo te kthehemi pas ne kohen e padrejtesive. Megjithate raportet e tyre mund te perfundojne edhe me vdekje a rrahje te autoreve. Ndoshta keto jane veprime te urrejtjes ndaj gazetareve qe thone te verteten. Ne nje rast te tille kuptohet qarte se emri i mire apo i keq ka te beje me vete imazhin e Rusise. Kjo do te thote se edhe ligjvenesit qe nuk po e zgjidhin dot problemin ndaj krimeve te kryera ndaj gazetareve nuk e vene ujin ne zjarr as edhe per reputacionin e tyre. Thene ndryshe shteti qofte edhe me pavetedije po fsheh identitetin e agresoreve verbale ose vete shteti eshte i paafte te vere nen hyqem veprimtarine e tyre aq me pak te individeve kriminale.
Reagimi i vaget i komunitetit te gazetareve profesioniste ndaj sulmeve ne radhe te kryera ndaj gazetareve i ka dhene jete pandeshkueshmerise se dhunuesve. Veshtrimi me syrin e njerkes se gares ndermjet mediave sundimi i kontrollit shteteror ndaj mediave dhe per pasoje edhe standardet e uleta profesionale te pritshmerise publike po e shpien drejt ligeshtimit vete sektorin e gazetarise investigative dhe po shperfaqet pamundesia e mediave te pavarura per te bashkerenduar veprimtarite e tyre me interes te perbashket. Peticioni i derguar presidentit te vendit dhe demonstratat e kryera perpara Ministrise se Brendshme jane hapa te mbare por te pamjaftueshem. Ndikimi dhe veprimtaria reale e Pushtetit te Katert ne Rusi do te rritet vetem atehere kur te kryhen hetime me te gjera e me te thella ne ceshtje me rendesi madhore te behen publike faktet e reja qe dalin ne drite si dhe te lobohet per te permiresuar legjislacionin. Ashtu si ushtaret e shperndare qe kur perballen me nje armik te perbashket behen menjehere tok edhe per gazetaret eshte koha per te shtrenguar radhet. Lufta eshte lufte.
The Moskow Time

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›