E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks prove per lirine e shtypit

Laku i hekurt rreth platformes se internetit Wikileaks po shtrengohet. Qeveria e SHBA-se e akuzon Assange per spiunazh dhe kerkon mundesi per ta paditur. Por Uashingtoni nuk i ben mire vetes me perndjekjen e platformes.

Ashtu si Wikileaks ben publike informacione konfidenciale dhe te fshehta keshtu edhe nje problem ndoshta privat i themeluesit te Wikileaks Julian Assange eshte kthyer nderkohe ne nje ceshtje politike globale. Askush nuk di saktesisht se cfare ka ndodhur vertet ne ato dy net ne muajin gusht ne Suedi. Por eshte e veshtire ta kuptosh ndryshe prokurorine suedeze nese jo ne kontekstin e nje gjuetie te eger te superfuqise se acaruar SHBA kunder Wikileaks.

Per nje superfuqi eshte e dhimbshme te shohe e pafuqishme se si nje grup i vogel ben publike per gjithe boten sekretet e saj. Fillimisht me zbulimet per luften ne Afganistan pastaj me ditaret e luftes ne Irak dhe se fundi me raportet konfidenciale te Ministrise se Jashtme. Por kjo pafuqi eshte shnderruar ne terbim dhe pikerisht ne valen e ketij terbimi SHBA rrezikon te humbase vertet fytyren. Cfare u mesua me shume nga dokumentet e Wikileaks per Afganistanin Ato ishin vetem nje konfirmim i asaj qe kishin thene me pare shume kritike asgje seshte mire ne Afganistan. A doli ne drite ndonje fakt thelbesor i ri nga ditaret e luftes ne Irak qe te na detyronte te korrigjonim imazhin e kesaj nderhyrjeje ushtarake qe cenon te drejten nderkombetare Dhe natyrisht eshte me teper se e bezdisshme kur personeli diplomatik i SHBA-se eshte i detyruar per jave me radhe te merret me kufizim demesh dhe shfajesime. Por a mund te flitet per deme te perhershme

Demi po ndodh tani kur Hillary Cinton kerkon ta beje te ashtuquajturin cablegate nje sulm ndaj bashkesise nderkombetare. Apo kur Assange cilesohet tradhtar terrorist kriminel i madh. Demi i vertete krijohet kur sistemi i pageses online Paypal bllokon llogarite e Wikileaks kur pagesat me karta krediti per sherbimin e zbulimeve ne internet nuk percillen ne destinacion. Apo kur tregtari ne internet Amazon flak jashte nga serveret e tij Wikileaksin.

E pra liria e mendimit eshte e mbrojtur ne paragrafin e pare te Kushtetutes amerikane dhe interpretohet shume me gjere nga sa behet per shembull ne Gjermani. Por tani ne forumet kineze ne internet ngrihet pyetja se si qendron puna vertet me lirine e mendimit ne SHBA perballe qendrimit te saj ndaj Wikileaks.

Duhet bere nje dallim i qarte mes dikujt qe vjedh dokumente dhe te dhena ne nje institucion ministri apo sipermarrje dhe dikujt qe e ben publik kete material. Sasia e madhe e materialit te publikuar sigurisht sjell nje cilesi te re ne berjen publike te dokumenteve sekrete. Ajo eshte pasoje logjike e zhvillimit teknologjik. Kur vertet me shume se 800.000 njerez kane akses ne te dhenat sekrete te rrjetit qeveritar amerikan prej nga rrjedhin edhe publikimet e Wikileaks atehere shfaqja e dokumenteve sekrete ne publik nuk duhet te habise askend. Ne Greqine e antikitetit ne disa raste ekzekutohej sjellesi i lajmeve te keqija. Ne shekullin e 21-te bota duhet te jete me e perparuar. Dhe superfuqia SHBA duhet te tregoje madheshti - me kryqezaten kunder Assange nuk e ben kete aspak.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›