E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Punes dhe shumica e cilesuar per Kodin

Ndryshimet ne Kodin e Punes te miratuara se fundi nga Keshilli Kombetar i Punes i japin nje dimension tjeter ndertimit te nje marredhenieje te qendrueshme partneriteti. Per ministrin Ksera projektligji Per disa shtesa dhe ndryshime ne Kodin e Punes ka nje rendesi te vecante dhe se miratimi i tij do te permiresoje

legjislacionin shqiptar dhe do ta perafroje ate me legjislacionin e BE-se si dhe do te permbushe rekomandimet e eksperteve te se Drejtes Sociale te KE-se.

Me gjithe keto risi per miratimin e ketij projektligji shume te rendesishem kerkohen minimalisht 84 vota pra duhen detyrimisht votat e opozites. Duke analizuar situaten politike ne vend dhe deshtimet ne miratimin e ligjeve me shumice te cilesuar na lind e drejta te gjykojme se edhe ky projekt do te kete te njejtin fat. Pavaresisht se cfare do te ndodhe ne ditet ne vazhdim nje organ tjeter shume i domosdoshem mbetet pa u krijuar Gjykata e Punes.

Te gjithe jemi deshmitare te shume gjyqeve mes punonjesve dhe punedhenesve qofshin shteteror apo privat kryesisht per pushimet nga puna. Ne nenin 146 te Kodit ne piken 3 thuhet Zgjidhja e kontrates pa shkaqe te arsyeshme eshte e pavlefshme. Punedhenesi qe ka zgjidhur kontraten pa shkaqe te arsyeshme detyrohet ti jape punemarresit nje demshperblim deri ne nje vit page qe i shtohet pages qe ai duhet te marre gjate afatit te njoftimit. Per punemarresit neadministraten publike kur ka nje vendim gjykate te formes se prere per kthimin ne vendin e meparshem te punes punedhenesi eshte i detyruar te zbatoje kete vendim.

Organizatat ombrelle te punemarresve ne njoftimet e tyre deklarojne se ne te shumten e rasteve keto gjyqe jane fituar nga punonjesit. Rikthimi ne vendet e punes mbetet gjithnje nje ceshtje e veshtire sepse pala humbese eshte mjaftuar vetem me dhenien e pages sipas kontratave.

Faktet kane treguar se nuk jane respektuar te gjitha etapat por eshte shkuar direkt ne hartimin dhe depozitimin e kerkesepadive ne gjykata. Per informacion prane Ministrise se Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta funksionon Komisioni i Ndermjetesimit dhe Pajtimit nje strukture apo mekanizem tjeter i sistemit te zgjidhjeve jashtegjyqesore te konflikteve kolektive te punes jane edhe Zyrat Shteterore te Pajtimit. Sipas Kodit te Punes ekziston edhe Gjykata e Arbitrazhit vendimet e se ciles nuk jane ekzekutive.

Vitet e fundit eshte degjuar te thuhet se ne Shqiperi duhet te ngrihet Gjykata e Punes. Si ne te gjitha rastet kur kemi te bejme me themelimin e institucioneve te reja perballe indiferences dhe skepticizmit qendrojne nderkombetaret te cilet nisur nga pervoja kerkojne funksionimin sa me pare dhe ne vendin tone. Argumentit te tyre i bashkengjitet pjesa e shendoshe e shoqerise civile e cilavlereson se palet ne konflikt me ngritjen e ketij organi ligjor nuk do ta kene te lehte te marrin vendime te nxituara. Me sa kuptohet gjithcka mbetet ne doren e gjyqesorit shqiptar qe te merret me specializimin e kontigjentit per njohjen e legjislacionit te punes.

Numri i gjyqtareve me kalimin e kohes mund edhe te rritet ne funksion te sasise se ceshtjeve qe do te gjykohen dhe mbi te gjitha kohes fizike te gjykimit dhe marrjes se vendimeve. Praktika e deritanishme ka treguar se ne gjykatat tona do te duhet shume kohe qe te marresh nje vendim te shkalles se pare pa permendur ketu rastet kur ceshtja kalon ne shkallet e tjera te gjykimit.

Ndersa eksperienca e vendeve te zhvilluara ka treguar se do te duhen vetem disa dite deri ne nje muaj per te marre nje vendim nga Gjykata e Punes. Per sa me lart eshte e pakuptimte se si organizatat e punemarresve te shtuar se fundi dhe ne numer si pasoje e ndarjeve dhe copetimeve vazhdojne te heshtin per gjykaten. Na lind e drejta te deklarojme se nuk u intereson megjithese tunden dhe shkunden ne salla dhe tubimet e pakta per mbrojtjen e interesave social- ekonomike te punonjesve. Keshtu pra kemi dy pamje njera e trishte dhe pashprese dhe tjetra plot dinamike e krijuar nga perfaqesuesit e biznesit te cilet i kane shtuar kerkesat ne favor te shtreses qe perfaqesojne. Pavaresisht situates se krijuar le te shpresojme se nje dite do ta kemi Gjykaten e Punes.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›