E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapat për plotësimin e formularit të aplikimit

12/02/2009  Publikohet edhe lista e indeksit të shkollave të mesme sipas llojit dhe numrit rendor

Maturantët do të kenë dy javë kohë në dispozicion për të plotësuar formularin e aplikimit për provimet e Maturës Shtetërore. Gjatë ditës së djeshme janë miratuar dy tipat e formularit A-1 dhe A-1Z, që do të plotësohen në fazën e parë së bashku me udhëzuesit përkatës. Procedura e plotësimit të tyre do të nisë më 20 shkurt dhe do të mbyllet më 10 mars, ashtu siç është përcaktuar në rregulloren e provimeve për këtë vit. Këtë vit formularin A-1 duhet ta plotësojnë vetëm maturantët e vitit 2009, kandidatët që kanë mbaruar shkollën para vitit 2009 dhe nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2006, 2007, 2008. Çelja e procedurës së plotësimit nis me shkronja kapitale dhe do të konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nxënësi ose kandidati humbet të drejtën e regjistrimit. Pas plotësimit kontrollohen me kujdes për saktësinë dhe më pas firmosen nga nxënësi ose kandidati, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës. Për kandidatët që kanë mbaruar para vitit 2009 drejtori i shkollës ngarkon një mësues, që do luajë rolin e mësuesit kujdestar. Në pjesën e parë të formularit plotësohen me germa kapitale të mëdha emri i drejtorisë arsimore, ku ndodhet shkolla pranë së cilës kandidati do të japë provimin, emri i qytetit ose fshatit si dhe emri i shkollës. Pas kësaj procedure, duke parë dhe tabelën e indekseve të shkollës, gjeni indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega që ju po ndiqni ose keni ndjekur, p.sh: gjimnazi, drejtimi shoqëror, në tabelë ka indeksin 02, në formular ju do shënoni numrin 02. (Plotësohet në bashkëpunim me mësuesin kujdestar). Gjithashtu maturantët që kanë kandiduar më parë duhet të shënojnë edhe ID që kanë pasur në Maturën Shtetërore 2007, 2008. Procedurë kjo që plotësohet në bashkëpunim me drejtorin e shkollës vetëm nga nxënësit që kanë dhënë provimet e detyruara dhe ata që kanë mbetur në një ose në të dy provimet e detyruara në Maturën Shtetërore 2007 dhe 2008. Më pas vijohet me plotësimin e gjeneraliteteve të kandidatit, vitin kur ai ka kryer studimet në shkollën e mesme. Maturantët që duan të vazhdojnë studimet jashtë shtetit shënojnë një kryq [X] në kutinë përbri PO. “Qarkoni IV ose V dhe shkronjat përkatëse A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, U. (P.sh., nëse jeni në klasën IV B, qarkohet IV dhe shkronja B dhe nëse jeni në klasën V D, qarkohet V dhe shkronja D).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›