Limiti i sigurimit të depozitave, në 25 milionë lekë të vjetra
12/02/2009 Banka e Shqipërisë propozon rritjen e shumave të siguruara të depozituesve shqiptarë
Banka e Shqipërisë propozon rritjen e shumës për garantimin e depozitave të shqiptarëve. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Mbikëqyrës është bërë i njohur propozimi për të rritur masën e sigurimit të depozitave nga 700 mijë lekë në 2.5 milionë lekë. Kjo nismë do të jetë një masë për të rritur besimin e humbur të depozituesve te sistemi bankar. “Banka e Shqipërisë në bazë të programeve të saj afatmesme për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë evropian do të marrë masat për një përafrim sa më të afërt të kufirit të sigurimit të depozitave”, - tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, gjatë fjalës së tij në fund të vitit. Ai theksoi se ndryshimi i normave të interesit lidhet me një rikthim të treguesve të depozitave. Kriza e besimit e ndikuar nga pasojat e krizës globale financiare u përcoll edhe në vendin tonë kryesisht gjatë muajve të fundit të vitit 2008. Qytetarët tërhoqën paratë nga bankat dhe kjo solli një ulje të numrit të depozitave. Por sistemi shqiptar bankar nuk është përfshirë në zinxhirin e pasojave që kriza solli në vendet e tjera të botës. “Janë shfaqur shenja ngadalësimi të ritmeve të rritjes të depozitave dhe të kredive, gjatë tremujorit të fundit. Në terma relativë, ky ngadalësim ka prekur një pjesë të vogël të bilancit të bankave tregtare, por pa prekur në asnjë rast treguesit e shëndetit të sistemit bankar dhe aftësinë paguese të tij. Sensitiviteti i rritur i bankave ndaj likuiditetit ka sjellë uljen e vëllimeve të tregtimit ndërbankar dhe tendenca rritëse të normave të interesit të depozitave”, - është shprehur në fjalën e tij, Guvernatori Ardian Fullani, në fund të vitit. Banka e Shqipërisë do të punojë për konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar, në interes të zhvillimit ekonomik afatgjatë. “Dëshiroj të theksoj se sjellja më racionale për çdo individ, biznes apo aktor tjetër të shoqërisë shqiptare, do të ishte besimi në sistemin bankar dhe në bilancet e tij tërësisht likuide, transparente dhe të shëndetshme”,- nënvizoi Fullani.
Depozitat
Niveli i depozitave u ul gjatë muajve të fundit të vitit 2008. Kjo si rezultat i humbjes së besimit të depozituesve te bankat, për shkak të thellimit të krizës financiare në vendet e zhvilluara, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo përhapja e saj edhe në Eurozonë. Shumë depozitues tërhoqën paratë e tyre nga bankat si pasojë e nivelit të ulët të sigurimit të depozitës që nuk shkon më shumë se 7 milionë lekë të vjetra.