E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen doganet greke në Maqedoni

Autoritetet doganore greke sot kanë hapur pikat kufitare në kufirin me Maqedoninë, pas përfundimit të grevës së tyre dyditore.

Tre vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Mexhitli sot janë hapur në orën 7 të mëngjesit. Greva e doganierëve greke filloi dje në orët e para të mëngjesit që çoi në mbylljen e pikave kufitare dhe kalimin e udhëtarëve. Të gjithë shtetasve të huaj i’u rekomandua që të hyjnë në Greqi nëpërmjet kufijve me Bullgarinë.

Por disa media maqedonase bëjnë të ditur se ndalesa për hyrje në Greqi ishte selektive vetëm për maqedonasit, pasi që sipas dëshmitarëve shtetas të tjerë të huaj ishin lejuar të hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave kufitare me Maqedoninë. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›