Tiranë, gjendet i vetëvarur 63-vjeçari
Tiranë- Një shtetas, banor në Tiranë, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Sipas burimeve të policisë mësohet se ai është gjetur pa jetë në ambientet e punës, që ndodhej fare pranë me banesën e tij.
Njotimi për gjetjen e viktimës është bërë përmes telefonit, ndërkohë që fill pas kësaj në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertë të policisë.
Pas verifikimeve të rastit u konfirmua se viktimë është shtetasi Skënder Kërçuku, 63-vjeç, banor në afërsi të rrugës “Besa” në Tiranë.
Në vend ngjarje ndodhet grupi i posaçëm hetimor, të cilët po punojnë për fiksimin e grumbullimin e provave materiale, si dhe zbardhjen tërësisht të rrethanave e motiveve të kësaj ngjarje.
Ende nuk thuhet asgjë lidhur me motivet që mund ta kenë shtyrë 63-vjeçarin, për t’i dhënë fund jetës.