Sondazhi i BBC: Qytetarët kërkojnë mbikqyrje të ekonomisë kombëtare
Shumica e njerëzve dëshirojnë që qeveritë e tyre të bëjnë më shumë për të patur kontroll të plotë mbi rregullimin dhe drejtimin e ekonomive kombëtare. Në një konkluzion të tillë ka rezultuar një sondazh i shërbimit botëror të BBC-së. Në përgjithësi, një total prej 67%-ësh e njerëzve në mbarë botën kanë kërkuar një rritje të nivelit përsa i përket "rregullave të qeverive dhe mbikëqyrjes së ekonomisë kombëtare". Në 20 vendet e anketuara, 60% e njerëzve mbështesin idenë për shpenzime më të mëdha për të stimuluar dhe për të rregulluar ekonomitë e vendeve përkatëse. Ndërkaq politika e shpëtimit të bankave duket se është më e debatueshmja. Nga të gjitha veprimet që kanë bërë qeveritë dhe bankat qëndrore për të shmangur depresionin, shpëtimet e bankave në mënyrë të argumentueshme janë gjëja e vetme më e rëndësishme. E megjithatë, ky është veprimi që duket se ka pasur mbështetjen më të pabarabartë dhe në disa vende ka pasur kundërshtime. Në Britani shumica e atyre që morën pjesë në anketime ishin në favor.
Megjithatë, reagimi në përpjekjet e ndërmarra për të luftuar krizën nga qeveritë e ndryshme nëpër botë ka qenë i miksuar dhe me ndryshime në përqindje. Kështu psh në Kinë (88%), Australi (68%), Egjipt (63%), Brazil (59%) dhe kanadezët i kanë dhënë një mbështetje prej 57%- ësh përpjekjeve të qeverisë për të publike lumtur me përpjekjet e qeverive respektive. Por, sodisfaksioni ka qenë më i ulët në Francë (27%), në Meksikë (9%), Japoni (18%), dhe në Filipine (24%) janë të kënaqur me përpjekjet e qeverisë. Amerikanët ishin të ndarë në mënyrë thuajse të barabartë midis atyre që ishin të kënaqur dhe të pakënaqur me reagimin e qeverisë të tyre.