Nis viti i ri shkollor, uron presidenti Topi

Arsimi parauniversitar ka çelur dyert për të nisur vitin e ri shkollor 2009-2010. Plot 650 mijë nxënës i janë drejtuar sot shkollave të arsimit bazë dhe të mesëm. Një ditë e veçantë është kjo, sidomos për 50 mijë vogëlushë, të cilën nisin ditën e parë të shkollës. Sivjet gjithashtu janë hapur edhe 50 klasa përgatotore për fëmijët 5-6 vjeçar, një nismë kjo që pason atë të çeljes së 50 klasave të para të këtij lloji një vit më parë. Gjithashtu, në këtë vit shkollor do të kemi edhe klasën e parë të gjimnazit, e cila shënon brezin e parë të nxënësve që kanë përfunduar arsimin 9- vjeçar. Për këtë klasë, të cilën do ta frekuentojnë rreth 40 mijë nxënës, do të ketë një strukturë tërësisht të re kurrikule dhe tekstesh shkollore.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi një vizitë në shkollën 9-vjeçare "Servete Maçi". Në urimin e tij, presidenti tha se dita e parë e shkollës mbetet një emocion i veçantë për të gjithë. "Sot është një ditë e veçantë. Uroj të gjithë nxënësit, por edhe mësuesit që do japin dije për një vit të mbarë shkollor", u shpreh Topi. Më tej, presidenti kujtoi se në bankat e shkollës "Servete Maçi" ai ka marrë dijet e para.
"Në këtë oborr kam kaluar 8-vitet e jetës sime shkollore, ku nuk mund të harroj asnjëherë kur kam marrë dëftesën e parë", tha ai.