E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor, nesër shkollat hapin dyert

Arsimi parauniversitar çel dyert për të nisur vitin e ri shkollor 2009-2010. Plot 650 mijë nxënës do të drejtohen të hënën në shkollat e arsimit bazë dhe të mesëm. Një ditë e veçantë është kjo, sidomos për 50 mijë vogëlushë, të cilën nisin ditën e parë të shkollës. Sivjet gjithashtu janë hapur edhe 50 klasa përgatotore për fëmijët 5-6 vjeçar, një nismë kjo që pason atë të çeljes së 50 klasave të para të këtij lloji një vit më parë. Gjithashtu, në këtë vit shkollor do të kemi edhe klasën e parë të gjimnazit, e cila shënon brezin e parë të nxënësve që kanë përfunduar arsimin 9- vjeçar. Për këtë klasë, të cilën do ta frekuentojnë rreth 40 mijë nxënës, do të ketë një strukturë tërësisht të re kurrikule dhe tekstesh shkollore.
MASH ka deklaruar se ka arritur të sigurojë për këtë vit të ri shkollor, kabinete të reja të shkencave e informatikës për pothuajse të gjitha shkollat në vend. Mbi gjysëm milionë nxënës, kanë gjithashtu mundësinë që të përdorin internet, në mbi 2000 shkolla të vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›