E Diel, 1 Nëntor 2026

UNICEF: Në Shqipëri, 1 në 45 fëmijë vdes nga kequshqyerja

Tiranë- Edhe pse çdo ditë deklarohet se Shqipëria ka rritje ekonomike, rreth 22 nga 1000 fëmijë  të moshës nën 5- vjeç ose 1 në 45 fëmijë vdesin dhe kanë prapambetje në rritje për shkak të kequshqyerjes.

Sipas një raporti të UNICEF 9.7% e fëmijëve vdesin nga nënpesha pasi për shkak të keq ushqyerjes ata kapen lehtë nga sëmundje si fruthi, pneumonia, diarrea dhe malaria, të cilat më pas ju marrin dhe jetën.

Gjithashtu hamendësohet se mestarisht 798 fëmijë në vit humbin jetën nga keq ushqyerja, dhe kjo vjen edhe nga pamundësia e familjeve për ti ushqyer, por edhe sepse prindërit nuk dinë ti ushqejnë.

Studimi tregon se shifrat më të mëdha vihen re në zonat rurale me 28% dhe në familjet e varfra me 27%. Gjithashtu një fenomen që ndikon në parapambetjen në rritje është edhe koha e shkurtër që fëmijët ushqehen me gji, pasi 39% e tyre ushqehen nga trupi i nënës deri në muajin e gjashtë.

Duke parë shifrat alarmante Ministria e Shëndetësisë në partneritet me Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për Mënyrat e Reja dhe më të Mira të Ushqyerjes së Foshnjës dhe Fëmijës”.

Sipas ministrit Vasili po punohet për të ndërhyrë te familjet që preken nga ky fenomen.
“Problemet e të ushqyerit dhe sigurisë ushqimore janë pjesë e rëndësishme në axhendën e qeverisë, duke ndihmuar edhe në hartimin e ndërhyrjeve të fokusuara drejtpërdrejt tek grupet e popullsisë që preken më shumë nga këto probleme”,- tha Vasili.

Ndërsa drejtori i UNICEF për Shqipërinë, Detlef Palm, deklaroi se nuk ka shërim për prapambetjen në rritje, por mund të parandalohet dhe për këtë duhet të merren masa për të ndërhyrë në sektorin ushqimor.

Në bazë të kësaj fushate synohet të krijohet një mjedis mbështetës në familje për nënat e reja, si dhe të përmirësohet mënyra e këshillimit të personelit shëndetësor lidhur me ushqyerjen e fëmijës.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Raporti i UNICEF: 1 në 5 fëmijë në Shqipëri jeton në varfëri Tiranë Jo detyrimisht varfëria e çon shoqërinë drejt injorancës, edhe...
  2. I ftohti në Bulqizë, gripi “pushton” fëmijë dhe të moshuar Bulqizë- Virozat e stinës kanë shtuar numrin e pacientëve që...
  3. Dita Botërore kundër AIDS- ISHP: 478 të prekur në Shqipëri, 24 janë fëmijë Tiranë- Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur sot...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›