E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vrasja e Krypit, kapet shqiptare, 2 në kërkim

Policia italiane ka arrestuar një ndër tre të dyshuarit si autorë të vrasjes së Ilir Krypit. Ngjarja ndodhi më 19 korrik në Xhenova të Italisë teksa 42 vjecari po qëndronte në një stacion autobusi u qëllua me pistoletë në kokë. 

ROME-I arrestuari identifikohet me emrin Hekuran Sulmataj 25 vjec dhe është arrestuar dje në mëngjes në Romë të Italisë. 

Sipas hetuesve italianë vrasja e Krypit kishte ndodhur pasi ai kishte tentuar të ndihmonte një prostitutë rumune të shkëputej nga kontrolli i organizatës. Hekuran Sulmataj- thonë hetuesit- ishte kapoja e bandës së shqiptarëve të përbërë nga 5 vetë, 2 prej të cilëve tashmë të prangosur, u arrestua në një apartament në kryeqytetin italian së bashku me një tjetër bashkatdhetar. Ky i fundit akuzohet se ka ndihmuar 25 vjecarin t’i shpëtonte arrestimit të policisë.

Sipas medias italiane, gjatë kontrollit në banesë policia kishte arritur të gjente dhe armën pistoletë e kalibrit 6.35 me të cilën dyshohet se mund të jetë kryer krimi. Sipas të dhënave të hetimit, 25 vjecari ka mbajtur viktimën teksa një bashkëpunëtor i tij e ka qëlluar në kokë. Përvec akuzës së vrasjes, Hekuran Sulejmani akuzohet për dhunë seksuale, sekuestrim personi dhe shfrytëzim prostitucioni.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›