Berisha Shqiperia dixhitale gjithnje e me e dukshme
Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në konferencë ndërkombëtare të Telekomunikacionit e cila po zhvillohet në Tiranë. Në fjalën e tij shefi i qeverisë shqiptare theksoi rëndësinë që ka për vendin tonë teknologjia dixhitale, e cila po bëhet gjithnjë edhe më e dukshme.
Sipas tij shpejtësia e cilësisë së internetit në vend është rritur në mënyrë strategjike, duke ndryshuar vetë sistemin dhe duke u shndërruar në një nga forcat shtytëse në çdo industri dhe në jetën e përditshme.
“Jemi në një vend,që është tejet i angazhuar në përmirësimin e Broadband (internet me shpejtësi dhe cilësi të lartë). Duke aplikuar këtë qasje do të rrisim aksesin për popullatën shqiptare”- deklaroi Berisha, i cili falënderoi sektorin privat që është bërë një mbështetës i mirë, ndërsa e cilësoi teknologjinë dixhitale si objektivin madhor të qeverisë së tij.
“Ëndrra ime për Shqipërinë dixhitale erdhi që nga rinia ime, që kur unë kam qenë i ri. Pra, unë i qëndrova që kompjuteri të ndryshon jetën, në 2005, unë vazhdova përpjekjet e mia për të patur Shqipërinë dixhitale, por, falë përpjekjeve të mëdha dhe përkushtimit të njerëzve, tashmë Shqipëria është një vend ndryshe. Shqiëpria dixhitale po bëhet gjithmonë e më e dukshme. Kjo është një fushë e cila ecën shpejt, që duhet ta ndjekësh”- theksoi keryeministri i cili shtoi se po punohet shumë për Broadband.
Duke theksuar disa nga shërbimet dixhitale në vend, si One Stop Shop, të cilin e synojmë në të gjitha shërbimet, kryeministri Berisha përmendi edhe projektet për dixhitalizmin e shumë shërbimeve në vend si në sistemin shëndetësor edhe atë bujqësor.
“Ne kemi krijuar one stop shopin dhe gjithashtu ne ia dolëm mbanë që të jepnim licenca, të kemi sistemet e gjurmimit, për të gjetur dokumentat se ku janë në administratë. Tani po punojmë për sistemin elektronik të klientëve, me qëllim që të kemi standarde të mira elektronike për bizneset synojmë që të kemi one stop shop për të gjitha shërbimet shërbimet. Ne të gjithë do të përpiqemi që të kemi edhe ulje të kostove. Po përpiqemi të dixhitalizojmë shërbimin shëndetësor. Është e rëndësishme që edhe fermerët të përdorin shërbimet elektronike, që do të ishin jetësore për aktivitetin e tyre”- deklaroi më tej Berisha.
Ai tha se punohet me durim dhe këmbëngulje që ta kthejmë vendin tonë në një vend totalisht dixhital, duke ofruar internet falas në 1200 zyra shqiptare
“Në total, tashmë që indeksi i penetrimi është 60 për qind, por ambicia jonë është që të kërkonim sistemet më cilësore, me qëlim që ta bënim internetin më të përdorshëm nga qytetarët tanë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa koha për qëniet njerëzore”- vijoi ai , i cili theksoi se reformat e qeevrisë ishin favorizuese për bizneset.
Forumi dy-ditor 6-7 shtator 2012, mbi Broadband-in (internet me shpejtësi e cilësi të lartë) me fokus: Broadband-i një shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe social organizohet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) në bashkëpunim me Ministrin për Inovacionin dhe TIK.
Pjesëmarrës të tjerë janë ministra të vendeve të rajonit, si dhe drejtues të autoriteteve rregullatore, apo menaxherë të telekomunikacionit dhe TIK të vendeve të rajonit dhe të Evropës.