Korçë, sherr me armë midis të rinjve

Ata akuzohen se ka shkrepur armë në drejtim të një automjeti, dhe kanë goditur me mjete të forta një 24-vjeçar. Burime zyrtare thanë se ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Bulevardin “Republika”, ku janë konfliktuar disa të rinj.
Forcat e rendit shkuan në vendngjarje, duke arrestuar shtetasin Samuel Pengu 19-vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim Kristi.Sh 25-vjeç dhe Juxhin.Gj 20-vjeç. Tre të rinjtë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta në pjesën e kokës shtetasin Taulant.K 24-vjeç banues në fshatin Vashtmi-Korçë, dhe gjatë momentit të largimit kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip BMW X5 të drejtuar nga i lënduari.
Nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e dy autorëve të tjerë. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasje me dashje e ngelur në tentative e kryer ne bashkëpunim” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /Start/
2012-09-05 16:31