Hapen ofertat për Lotarinë Kombëtare

Ministria e Financave
Ministria e Financave ka marrë sot zyrtarisht në shqyrtim ofertat për licencën e Lotarisë Kombëtare, e cila do të jepet me koncesion për një periudhë 10-vjeçare. Ofertë kanë paraqitur vetëm dy kompani, Lotto Austria dhe nga një partneritet mes tre kompanish, Lottomatica, GTech dhe Synot. Tashmë, Komisioni i Vlerësimit të ofertave do të shqyrtojë vlefshmërinë e tyre dhe më pas mund të shpall fituesin e tenderit.
Dy kompani të tjera, Intralot dhe Inteltek të cilët nuk kanë paraqitur ofertë por që ishin të interesuar, kanë shprehur rezerva lidhur me fazën e parë që ka të bëjë me kriteret kualifikuese. Sipas tyre modaliteti i paraqitur nga Ministria e Financave nuk ofron konkurueshmëri por shpall fitues të paracaktuar.
Duke qenë se çmimi nuk është përcaktues në shpalljen e fituesit, bashkimi i tre kompanive ka mundësi shumë të mira për tu shpallur fitues, pasi që të tria mund të plotësojnë kriteret kualifikuese. Qeveria ka përcaktuar një çmim prej 3.5 milionë euro për firmën koncesionare. /F.S/