E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange, azil tek ambasada e Ekuadorit në Londër

Julian Assange

Cituar nga ministri i Jashtëm, Assange ka thënë se “ndihet i braktisur nga autoritetet e vendit të tij, Australisë”. Dhe një ekstradim i mundshëm në Shtetet e Bashkuara?.. “- Një vend që zbaton vendimin me vdekje për spiunazh dhe tradhti.

LONDËR – Tjetër pistë e re në sagën e Wikileaks: Julian Assange, themeluesi i sitit dedikuar trasparencës totale të informacionit diplomatik online është paraqitur në ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe ka kërkuar azil politik në vendin latino-amerikan, por që ka mundësi serioze për ta mbajtur. Objektivi i këtij veprimi sensacional dhe totalisht befasues i Assange, është të evitojë ekstradimin në Suedi, ku duhet të përballojë një proces të dyfishtë, edhe për përdhunim.

Ndaj numrit një të Wikileaks, Gjykata Supreme pasi shtyu apelin në 14 qershor, akordoi 14 ditë para se ta bënte operative ekstradimin, edhe për ti dhënë mundësinë për të kërkuar apelim përpara Gjykatës Europiane për të Drejtat Njerëzore. Shansi i fundit për të evituar ekstradimin e paevitueshëm. Një nga frikërat e Assange, i arrestuar në Britaninë e Madhe me mandat arresti ndërkombëtar në dhjetor 2010, përveç dënimit në Suedi, se mos përfundojë në Shtetet e Bashkuara, ku mund të kalonte një ditë, një proces tepër të vështirë kundër tij, me akuza të rënda që mund ti kushtonin vite të gjata burgu, a më keq akoma.

Referuar La Repubblica-s, Lajmi që Assange që ka kërkuar azil politik në Londër erdhi nga kryeqyteti i Ekuadorit, Kuito, përmes një komunikate nga ministri i Jashtëm, i cili informoi menjëherë zyrën e shtypit. Cituar nga ministri i Jashtëm, Assange thotë se “ka qenë braktisur nga autoritetet e vendit të tij, Australia”, – edhe pse vetë qeveria autraliane e mohon këtë, duke thënë se ‘ka gjithë mbështetjen e saj si çdo qytetar tjetër në kushtet e tij’, – duke i çelur portën për një ekstradim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara, “një vend që zbaton vendimin me vdekje për spiunazh dhe tradhti. Assange nuk ka besim as tek autoritetet suedeze, ku “drejtuesit më të lartë më kanë sulmuar hapur dhe kanë hapur një hetim për krime politike në Shtetet e Bashkuara, një vend në të cilin ekziston akoma dënimi me vdekje për çështje të këtij lloji”.

Ekuadori ka thënë se është duke vlerësuar kërkesën dhe se çfarëdo vendimi “do të merret duke marrë në konsideratë respektimin e rregullave dhe parimeve ndërkombëtare”, edhe pse përtej “politikës tradicionale të Ekuadorit për të mbrojtur të drejtat njerëzore.           /M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›