Në hall me Konferencën

Shtetet e dala nga ish-Jugosllavia duket se do të dështojnë të mblidhen në Bërdo të Sllovenisë më datën 20 të këtij muaji, për shkak të problemeve që ende nuk i kanë zgjidhur mes vete.
Sipas burimeve, konferenca po ashtu ka gjasa të dështojë më së shumti edhe për shkak të pompozitetit dhe publicitetit që i është bërë shumë kohë para mbajtjes. Deklaratat dhe prononcimet në Kosovë, Slloveni dhe Serbi duket se kanë kontribuuar shumë që kjo konferencë të vihet në pikëpyetje.
“Pikërisht për shkak të kësaj, konferenca mund të dështojë”, kanë thënë burime të Expressit.
Mundësia e mosbajtjes së Konferencës për Ballkanin Perëndimor është përmendur edhe nga vetë Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor.
Ai ka thënë se për shkak të problemeve të shfaqura nuk mund të thuhet nëse do të mbahet kjo konferencë, ose nëse mbahet, nuk do të jetë e suksesshme.
Fillimisht kjo konferencë ishte planifikuar të mbahej në të ashtuquajturin “format Gymnich”, me çka synohej t’u shpëtohet fytyra të gjithëve.
Mospërdorimi i simboleve, mosnënshtrimi i deklaratës së përbashkët, vendosja e emrave të pjesëmarrësve, por jo edhe shtetet që përfaqësojnë ata, ishte parë si rrugëdalje. Për shkak të Serbisë, ishte planifikuar që i pranishëm në këtë konferencë të jetë edhe Shefi i UNMIK’ut, por as kjo nuk ka ndihmuar.
Për këtë arsye, Kryeministri i Sllovenisë bashkë me Kryeministrin e Kroacisë janë takuar Presidentin Tadic, por as kjo përpjekje duket se nuk ka ndihmuar. Pahor ka udhëtuar gjatë javës edhe në Prishtinë. Sidoqoftë, Serbia ka inisituar që Kosova në Konferencë të përfaqësohet në kuadër të Rezolutës 1244 si “Kosovo/UNMIK”. Pala kosovare ndërkaq ka insistuar se në konferencë do të shkojë vetëm si shtet.
Kjo është përsëritur të mërkurën nga Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi.
“E vetmja mundësi që ne të marrim pjesë, është si shtet, ashtu siç e kemi ftesën, ndërsa u mbetet nikoqirëve tash të akomodojnë edhe kërkesat e të tjerëve. Por Kosova në asnjë rast nuk mund të ndryshojë qëndrimin e vet”, ka thënë ai.
Një problem tjetër që u ka dalë bashkorganizatorëve të këtij takimi - Sllovenisë, Kroacisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit Europian - është edhe Maqedonia, e cila ka rezerva rreth përfaqësimit të saj për shkak çështjes së emrit.
“Problem është edhe Maqedonia, edhe nëse ata (organizatorët) dalin me emra të shteteve, ka mundësi që maqedonasit nuk do të shkojnë”, ka thënë një burim i Expressit.
Çështja e emrit po i shkakton probleme Maqedonisë, e cila në forume të ndryshme ndërkombëtare duhet të prezantohet si-Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, çka autoriteteve në Shkup nuk u pëlqen fare.