E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hapen rrugët kryesore dhe rurale në Kolonjë, mësimi vijon normalisht

Pas ndërhyrjes së ndërmarrjes së shërbimeve publike të Bashkisë Kolonjë dhe firmës nënkontraktore, është bërë i mundur hapja dhe pastrimi total i aksit rrugor Ersekë-Leskovik. Reshjet e dendura të dëborës, të shoqëruara me erë të fortë një ditë më parë, kishin shkaktuar bllokime, por ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës siguroi ndihmën e nevojshme për udhëtarët.

Sot, aksioni për pastrimin e dëborës ka vijuar me mjetet borëpastruese dhe kriposjen e rrugës nga qendra e Ersekës deri në Sotirë të Leskovikut. Edhe rrugët rurale janë të hapura, megjithëse Njësia Administrative Çlirim mbetet në vështirësi, ku kalimi është i mundur vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë, të gjitha institucionet arsimore në zonë janë të hapura dhe procesi mësimor po zhvillohet normalisht. Strukturat vendore vijojnë monitorimin për të garantuar qarkullimin dhe sigurinë në kushtet e motit të ftohtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›