Plagoset këngëtari në Shkodër, 30-vjeçari u godit me thikë

Një 30-vjeçar mbeti i plagosur me thikë në qendër të qytetit të Shkodrës, pranë teatrit “Migjeni”.
Ademir Fresku u godit me thikë nga një 50 vjeçar, i cili u vu në prangat e policisë pak minuta pas ngjarjes.
Gjergji Dardha është pronari i një dyqani fruta-perimesh afër me lokalin që kishte me qira, këngëtari i ri shkodran.
Gjithçka ka ndodhur në sheshin mes lokalit dhe biznesit ku tregton 50 vjeçari dhe shkak i debatit sipas dëshmive të para është bërë hedhja e mbeturinave.
I riu i ka kërkuar Dardhës të mos i hedhë më pranë lokalit, pasi era i sjell në biznesin e tij.
Dyshohet se në këto momente, ai ka qëlluar me thikë Freskun pas shpine, duke e lënë të plagosur. 30-vjeçari është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rreziku për jetën.
vizionplus.tv