Itali, dorëhiqet ministri i Ekonomisë
Ministri italian për Zhvillimin Ekonomik, Claudio Scajola ka njoftuar sot dorëheqjen e tij.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave dorëheqja ka ardhur si pasojë e përfshirjes së ministrit në hetimin mbi disa incidente të regjistruara në Itali gjatë samitit të vendeve të G8.
"Ndodhem çdo ditë i ekspozuar ndaj sajimeve gazetareske të cilat janë kontradiktore. Në një situatë të tillë unë duhet të mbrohem dhe për ta bërë këtë nuk mund të vazhdoj të jem ministër", ka deklaruar Scajola.