SHBA, sanskione të reja ndaj Sirisë

Presidenti amerikan Barak Obama ka rinovuar sanksionet ekonomike ndaj Sirisë edhe për 12 muaj të tjerë. Lajmin e beri te ditur Shtëpia e Bardhë ku saktësohet se sanksionet u lanë në fuqi pasi për Washingtonin Damasku vazhdon të mbështesë organizatat terroriste si dhe është në zotërim të armëve të shkatërrimit në masë. Siria prej disa vitesh ndodhet nën sanksionet e SHBA-së, fillimisht për mbështetjen ndaj organizatës Hezbollah e më vonë edhe për posedimin e armëve të shkatërrimit në masë.
< I mëparshmi