E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiri vullkanik, Irlanda pezullon për 6 orë fluturimet

Rikthehet frika e pezullimit të fluturimeve ajrore për shkak të hirit të vullkanit islandez pas njoftimit prej vëzhguesve britanikë se një masë tymi vullkanik me prejardhje nga Islanda po drejtohet në jug dhe pritet që paraditen e sotme të prekë Irlandën. Menjëherë pas këtij njoftimi, autoritetet irlandeze urdhëruan bllokimin e hapësirës ajrorë për ditën e sotme nga ora 06 deri në orën 12:00 me orën lokale, për shkak të spostimit të masës së hirit vulkanik. Megjithatë masat e ndërmarra nuk prekin fluturimet brenda Irlandës.

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›