E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitzgerald: Zgjidhni kontestin e emrit, pastaj në NATO


Komandanti i NATO-s për Evropën Juglindore, admirali Mark Fitzgerald, deklaroi se çështja e emrit mbetet pengesa më e madhe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Fitzgerald tha se, kontesti i emrit patjetër duhet të zgjidhet, që Maqedonia të realizojë qëllimin e saj për t'u bërë pjesë e Aleancës Veriatlantike.

"Mendojë se ambasadorët e NATO-s, e kanë bërë të qartë se kur të zgjidhet çështja e emrit, rruga e Maqedonisë është në NATO. Shpresojë se mund ta tejkalojmë këtë problem", deklaroi komandanti i NATO-s, gjatës ceremonisë së dorëzimit të detyrës komandantit të ardhshëm të Shtabit të NATO-s në Shkup, gjeneralit të brigadës, David Humar.

Ndërkaq, ministri maqedonas i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski tha se edhe më të tej do të vazhdojë të punojë në realizimin e reformave në fushën e mbrojtjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›