Hapen zyrat e ndërlidhjes mes Kosovës dhe Serbisë
PRISHTINE - Hapen sot në Kosovë dhe Serbi zyrat ndërlidhëse mes dy vendeve, në bazë të marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh mes Prishtinës dhe Beogradit.
Lulzim Peci do të shkojë në misionin e BE-së në Beograd, ndërsa Dejan Paviçeviç do të jetë në misionin e BE-së në Prishtinë, njoftojnë mediat. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka përshëndetur fillimin e zbatimit të marrëveshjes se Brukselit.
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Thaçi ka thënë se ky është komunikimi i parë reciprok i nivelit diplomatik mes Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur edhe fuqizim të njohjes së realitetit të Kosovë nga ana e Serbisë.
Kryeministri i Kosovës tha se detyrimi dhe përgjegjësit e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd janë respektimi i Kushtetutës së Kosovës dhe lehtësimi i zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ky veprim është dëshmia më e madhe se Serbia po e pranon realitetin e shtetit të pavarur të Kosovës”, -deklaroi ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj po ashtu ka vlerësuar se vendosja e misioneve diplomatike në Prishtinë dhe në Beograd është një element kyç në drejtim te normalizimit ndërmjet dy vendeve. Por ambasadori Lulzim Peci ka deklaruar se marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve mund të vendosen vetëm atëherë kur Serbia njeh Kosovën.
(er.nu/BalkanWeb)