KQZ vendos: Votat në qarkun e Fierit do të numërohen me dorë
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të hënën që numërimi i votave në qarkun e Fierit të bëhet në mënyrë manuale, me dorë, dhe jo elektronikisht, sikurse ishte parashikuar.
Numërimi elektronik i votave, i paracaktuar në këtë qark, u pa i pamundur nga kompania spanjolle, INDRA(fituese e tenderit), pasi sistemi kishte përllogaritur të numëronte një fletë votimi me 42 subjekte zgjedhore, ndërsa realisht figurojnë 67 të tillë.
Në këto kushte, nisur nga ndryshimet specifike të fletës së votimit dhe gjatësia e saj, KQZ vendosi sot të përfundojë në mënyrë të parakohshme kontratën me firmën spanjolle.
Në zgjedhjet e këtij viti ishte parashikuar aplikimi për herë të parë i dy projekteve të teknologjive të reja. Në Tiranë ishte vendosur të zbatohej identifikimi elektronik i votuesve, përmes kartës së identitetit apo pasaportës, ndërsa në Fier numërimi elektronik i votave.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera KQZ: Partitë të sigurojnë pjesëmarrjen në trajnime të komisionerëve të QV-ve