E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikonstruksioni i rrugës “Preng Jakova”, banorët në protestë: Po devijohet projekti

TIRANE - Një grup banorësh të rrugës “Preng Jakova”, pranë fushës së aviacionit kanë disa ditë që protestojnë kundër punimeve që po kryen firma ndërtuese për rikonstruksionin e rrugës.

Sipas banorëve, firma qëllimisht ka devijuar projektin e bashkisë për rrugën, për të favorizuar persona me pushtet me qëllim që shtëpitë apo oborret e tyre të mos preken nga rikonstruksioni.

Për “News 24” banorët thonë se u janë drejtuar të gjitha institucioneve, përfshirë edhe Bashkisë së Tiranës, e cila u ka dhënë të drejtë, por pa mundur të bindë firmën e cila vijon të mbajë të njëjtin qëndrim.

(er.nu/E.Skendaj/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›