E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, Topalli: Qeveria shqiptare ka prioritet sektorin e shëndetësisë

SHKODËR- Kryeparlamentarja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, gjatë bashkëbisidemit me mjekë dhe infermierë të Spitalit Rajonal dhe të qëndrave të tjera shëndetësore në qytetin e Shkodrës, krahas evidentimit të arritjeve gjatë mandatit të fundit të qeverisjes së Partisë Demokratike në sektorin e shëndetësisë, premtoi se në mandatin e ardhshëm do të shtohet edhe më mbështetja ndaj tyre, pasi qeveria shqiptare ka në program një sërë investimesh shumë të rëndësishme.

Duke folur për reformën në shëndetesi, ajo tha se shumë vendime të Këshillit të Ministrave dhe ligje kanë ardhur në Parlament për të shumëfishuar fondet, për shtimin e numrit te barnave etj. “Jane shtuar investimet për sektorin e shëndetësisë, për ndërtimin e spitaleve të reja, për futjen e teknologjive bashkëkohore", theksoi Topalli.

Zonja Topalli theksoi se në mandatin e ardhshëm qeveria shqiptarë e ka në prioritet të veçantë sektorin e shëndetësisë.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 23 qershorit, kryeparlamentarja Topalli kërkoi që edhe ata që nuk janë me Partinë Demokratike, të bashkohen, pasi janë njëlloj si ne shkodranët dhe e duam këtë vend, këtë qytet, për të zgjedhur alternativen më të mirë, atë të Partisë Demokratike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›