E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi: Nuk do të rrimë duarkryq nëse rrezikohet Izraeli

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, dënoi programin bërthamor të Iranit dhe tha se Franca nuk do të qëndrojë pa vepruar “nëse kërcënohet ekzistenca e Izraelit”.

Këto komente presidenti francez i bëri gjatë samitit të G 20-ës në Kan të Francës para publikimit të një raporti të Kombeve të Bashkuara mbi programin bërthamor të Iranit.

Raporti, megjithatë, pritet të japë pak informata për zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani.

Fuqitë perëndimore, përfshirë Izraelin, dyshojnë që Teherani të jetë duke zhvilluar armë bërthamore-gjë që hidhet poshtë nga Irani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›