Hapësirat për qytetarët, përmirësohet pjesa e gjelbërimit në bashkinë e Hasit

Temperaturat e larta dhe thatësira e tej zgjatur nuk kanë ndikuar në mbajtjen e lulishteve të gjelbra dhe funksionale në bashkinë e Hasit.
Drejtori i shërbimeve, Bledar Lushi thotë se janë bërë ndërhyrje të nevojshme në lulishten më të madhe të qytetit.
“Hasi është plot gjelbërim. Është bërë një punë e mirë duke nisur që nga vaditja. Është bërë ndërhyrja në stola që nga fillimi”, tha Lushi.
Nga ana tjetër edhe qytetarët e vlerësojnë punën që është bërë në drejtim të krijimit të hapësirave për ta.
Përveç mirëmbajtjes së hapësirave të dedikuara për qytetarët e veçanërisht për të moshuarit, bashkia Has pritet që të shtoj edhe më tej gjelbërimin në të gjithë qytetin apo edhe fshatrat përreth.
Gazetare: Matilda Dokle
/rtsh.al/