E Martë, 3 Nëntor 2026

Rikonstruksioni i rrugës së Komanit, Shkreli: Impakt në jetën e komunitetit dhe në turizëm

Për Kryebashkikaun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, rikonstruksioni i rrugës do të ketë impakt të jashtëzakonshëm jo vetëm për banorët atje por edhe për turizmin pasi janë mbi 120 mijë turistë në vit që e përshkojnë këtë aks.

“Është një lajm shumë i mirë për të gjithë banorët e Vaut të Dejës, por edhe për turistët që kalojnë aty. Në lumin e Shalës dhe në Koma në kalojnë rreth 120 mijë turista në vit dhe kjo ka një impakt shumë të mirë. Falenderojmë kryeministrin për premtimin dhe shpresojmë që të punimet të nisin sa më shpejt”, tha Shkreli.

Përgjatë rrugës së Komanit të shumtë janë turistët të cilët i sheh çdo ditë. Për ta sfidë është kalimi në këtë aks.

“Jam Nga Republika Ceke, kemi ardhur me bashkëshorten. Vend i mahnitshëm, por rruga na e vështirësoi pak turin që po bëjmë”, shprehet ata.

Projekti parashikon ndërhyrjen në të gjitha shtresat e rrugës, vijëzimin dhe vendosjen e sinjalistikave, si dhe ndërhyrjen për mbrojtjen e rrjedhave të cilat shkaktojnë gërryerjen e urave.

Rikonstruksioni i kësaj rruge veç përmirësimit të eksperiencës turistike duke përfshirë në guida edhe udhëtimin me traget përmes liqenit të Komanit, ka një ndikim të madh edhe në cilësinë e jetës për komunitetet, si dhe ofron mundësi për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të zonës.

Njëkohësisht sjell edhe rritjen e sigurisë së lëvizjes në rrugë.

Gazetare: M. Gjoni 

 

/rtsh.al/       

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›