E Martë, 3 Nëntor 2026

Memaliaj, përurohet busti i Baba Shefqet Gllavës

Është inaguruar në fshatin Gllavë të bashkisë së Memaliaj Busti i Baba Shefqet Gllava. Ky bust u bë i mundur nëpërmjet kontributit të familjes Mahmutaj në bashkëpunim me kryegjyshatën botërore të bektashinjve me në Krye Baba Edmond Brahimaj.

Po kush ka qenë Baba Shefqet Gllava dhe cili ka qenë kontributi i tij.

Teqeja e Gllavës, e vendosur jo larg rrugës që shkon nga Këlcyra në Berat, u themelua rreth vitit 1810 nga Sadik Babait, ndërsa pas tij, nga baba Ismaili, që kishte marrë dorën e Haxhi Ali Hoqit, i babait të teqesë “Asim Baba” të Gjirokastrës.

Kjo qendër ishte shumë pranë teqesë së Rabijes dhe disa të tjerave në rajon.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›