E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapësirat publike, Bashkia: Të lirohen trotuaret deri më 1 tetor

Bashkia e Tiranës u kërkon tregtarëve, ambulantëve të licencuar ose jo, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuaret e qytetit, të fillojnë lirimin e hapësirave publike që ata kanë zënë, deri në datën 1 tetor të këtij viti. “Bashkia e Tiranës u bën thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike, deri në datën 1 tetor të këtij viti. Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e këtyre subjekteve, pasi kjo masë merret në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe të krijimit të hapësirave dhe lehtësive që u takojnë qytetarëve”, - ka deklaruar zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha. Bashkia e Tiranës bën të ditur se, nëse nuk do të respektohen këto afate, atëherë Policia Bashkiake do të ndërhyjë për të zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›