E Diel, 1 Nëntor 2026

Prodhimi bujqësor vendës ngop tregun, çmimet e favorshme

Edhe pse fund shtatori, çmimet e fruta perimeve në tregjet e kryeqytetit janë të favorshme, gjë që ka nxitur një kërkesë në rritje të konsumatorëve. Dje në tregjet e kryeqytetit vihej re se 3 kg domate mund t’i blije me 100 lekë, 1 kg mumbulla me 50 lekë, 1 kg speca me 50 lekë, 1 kg patëllxhan me 40 lekë etj. Në të njëjtën kohë, sipas të dhënave të Minsitrisë së Bujqësisë, vihet re se raporti mes importeve dhe eksporteve të produkteve blegtorale që nga viti 2005 deri në vitin 2010 është ulur me 2.8 herë. Kjo shifër tregon ky sektor vitet e fundit ka përparuar ndjeshëm, duke ardhur në ndihmë të konsumatorit shqiptar. Sipas Ministrisë së Bujqësië, politika e subvencioneve e nisur nga qeveria po rezulton efikase dhe synon që të rrisë përmasat e fermave blegtorale, për t’i bërë ato ekonomikisht më eficiente.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›