Hapet Institutit të Studimeve Europiane në UT
Kryeministri Sali Berisha, tha se hapja e këtij instituti "përbën një arritje të madhe për kualifikimin e specialistëve shqiptarë mbi procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian".
Kreu i Qeverisë u shpreh se "me krijimin e këtij Instituti ekspertët shqiptarë do të përgatiten për t'iu përgjigjur me eficencë të plotë problematikës universale që del nga procesi i integrimit".
"Ne kemi adaptuar modelin spanjoll në krijimin e këtij Instituti. Çështjet europiane dhe të integrimit janë trajtuar para ngritjes së këtij Instituti në disa katedra dhe institucione universitare të vendit, por tani do të bëhet një përqëndrim i të gjitha lëndëve, katedrave dhe departamenteve në një Institut të vetëm", tha Kryeministri Berisha.
Instituti i Studimeve Europiane në Universitetin e Tiranës, sipas Kryeministrit Berisha, "është një qendër ndëruniversitare që do të ketë një bashkëpunim intensiv ndërkombëtar dhe do të ndihmohet nga institutet ndërkombëtare të vendeve analoge të BE-së".