E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli:Të qëndrojmë pranë fëmijëve me aftësi të kufizuar

Më shumë se gjithçka ata kanë nevojë për  dashuri dhe ngrohtësi”, tha sot Kryetarja e Kuvendit e ftuar mes fëmijëve me aftësi të kufizuara në qytetin e Shkodrës, në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar.

Të mbledhur në një aktivitetet artistik, fëmijët kishin zgjedhur pikërisht mjediset pranë piacës pedonale të qytetit, të njohur për traditën e saj kulturore.  Fëmijët i treguan Kryetares së Kuvendit punimet tyre artistike, pikturat, punimet artizanale ndërsa me talentin e tyre ata krijuan një atmosferë shumë të këndshme nëpërmjet tingujve të bandës së tyre frymore, me pjesë të ndryshme klasike por edhe tradicionale shkodrane.

“Mesazhi i sotëm i këtyre fëmijëve, me punimet e tyre, me zërin e tyre të mrekullueshëm me pasionin e tyre për muzikën, për pikturën, për jetën, është një mesazh shumë i fortë. Është mesazhi i potencialit të tyre. Bota e fëmijëve është një botë e mrekullueshme. Të gjithë fëmijët janë të mrekullueshëm. Dhe në duhet të bëjëm gjithcka që të krijojmë një botë ku askush nuk është i pëjashtuar“, tha Topalli.

 Sipas saj, "fëmijët me aftësi të kufizuar gëzojnë të gjithë të drejtat dhe ajo që ne duhet të bëjmë është t’i mbështesim ata të shprehin gjithë talentin e tyre. Të bëjmë gjithçka për mbrojtjen dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën aktive bashkë me fëmijët e tjerë”. Kryetarja e Kuvendit, vlerësoi dhe çmoi të gjithë mësuesit, punonjësit socialë dhe të gjithë ata që u japin dashuri këtyre fëmijëve.Ajo tha se këta fëmijë ashtu si të gjithë fëmijët e Shqipërisë do të gjejnë në Kuvendin e Shqipërisë gjithnjë dyert e hapura.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›