“EL PAIS”: Ekonomia globale- Turqia sheh dritën e tunelit
“EL PAIS”
Reportazh: Ekonomia globale
Turqia sheh dritë në fund të tunelit
Turqia ka nisur të shohë dritë në fund të tunelit, pas 12 muajve që mbetën për t’u harruar. Përgjatë vitit 2008, ekonomia turke shpërfaqi shenja të dobësie dhe rënie të vazhdueshme, deri sa u mbërrit në të dhënat më të ulëta të tremujorit të parë të këtij viti, me një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP-ja) prej 14.3%, shifra më e lartë kjo e regjistruar në gjirin e vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në ato të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Të gjitha këto lloj problemesh zunë fill në tremujorin e fundit të vitit 2008, kur Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP-ja) ra në vlerat 6.5%, kryesisht për shkak të rënies së eksporteve (me 8.5%), por mbi të gjitha, për shkak të rënies historike të sektorit të investimeve, në 17.6%.
Kriza botërore dhe paqëndrueshmëria politike e së shkuarës, bënë të mundur që kërkesa nga jashtë të vinte në ulje, që kapitali i huaj privat të ngrinte projektet, duke e çuar prodhimin industrial në nivele të ulëta. Kjo perspektive e zymtë e asokohshme, shkaktoi një klimë pesimizmi që ndikoi si në të dhënat ekonomike, ashtu dhe në uljen vjetore të konsumit privat, në 5.3%. Për pasojë, u shënua një rritje në vijimësi e papunësisë, që në fund të vitit 2008 arriti në 10.7% të popullsisë së aftë për punë, por që këtë vit pritet do të ndalet në nivelet e 15%-shit, me një prirje të dukshme për t’u mbajtur në këto nivele, në kohët në vazhdim.
Sidoqoftë, duke nisur nga korriku i këtij viti, gjërat nisën të shkonin për mbarë për Turqinë. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik(OECD) dhe Komisioni Evropian ndajnë të njëjtin mendim se Turqia është një nga vendet më të mirëpërgatitura për të përballuar krizën botërore dhe për të marrë veten, për të mundësuar një rritje ekonomike me afro 3.7% në vitin 2010, si dhe me 4.6% në vitin 2011, përkundrejt -6.5% të këtij viti. Gjithçka e tillë, falë strategjisë së saj ‘kundër-recesion’, në mbështetje të sektorit ekonomik, si dhe falë 1.300 miljonë eurove të lëvruara nga pushteti ekzekutiv turk, me qëllim që të nxitej në mënyrë të drejtpërdrejtë veprimtaria prodhuese dhe të shkurtoheshin taksat.
Eksperetët financiarë bien në një mendje për të vlerësuar si frytdhënëse përdorimin e taksës së interesit, si një element i rregullimit të tregut të konsumit. Këtë muaj, Banka Qendrore Turke ka ulur interesin me 0.25%( deri në 6.5%), por duke bërë me dije se nuk do të ndërmarrë masa të tjera afat-shkurtra për të për të fuqizuar monedhën, përsa kohë nuk vërehen tregues të qartë se ekonomia vendase e ka marrë mirë veten. Qysh prej nëntorit të vitit 2008 - kur taksa e referencës ishte 16.75%- vendi ka kryer suksesshëm ulje të taksave, duke u klasifikuar si i ndryshëm nga shumë vende të tjera evropiane të niveleve të larta.
Megjithatë jo gjithçka shkon fjollë. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik i ka bërë me dije Qeverisë turke se ajo do të bënte mirë të ndërmerrte masa shtesë për të përmirësuar transparencën në sektorin financiar, përfshirë këtu edhe kryerjen e reformave, për të krijuar një klimë sa më të favorshme për konkurencën e lirë të tregut, ashtu dhe në atë të sektorit financiar. Përballë këtyre kërkesave, Qeveria turke parasheh të miratojë një ligj për të kufizuar dhënien e huave, në fillim të vitit që vjen. Zv.kryeministri turk Ali Babaxhan ka njoftuar javën që shkoi se kjo reformë do të marrë fuqi zbatuese në buxhetin e vitit 2011.
Sidoqoftë, janë të gjitha gjasat që Turqia të vlerësohet si një vend që po del hap pas hapi nga “recesioni botëror” si në sektorin e konsumit privat ashtu edhe në atë të investimeve. Nga ana e tij Brukseli ka paralajmëruar se “rritja e konsiderueshme e nevojave për kredituar sektorin publik, njëherazi kufizon mundësitë e kreditimit në sektorin privat”. Përgjatë viteve të krizës(globale), Qeverisë turke i është dashur të marrë mbi shpinë përgjegjësinë e sektorit të investimeve, çka gjithmonë vë në rrezik ekuilibrin e brishtë fiskal, të mbajtur nën mbikqyrje me përpjekje të mundimshme buxhetore. Borxhi publik është ulur ndjeshëm - nga 70% të GDP-së në vitin 2001, në 40% në vitin 2008 - ndonëse në kohë krize, të paktë janë ata që gjykojnë se nivelet mbeten të pandryshuara.
Përgatit në shqip: Zamir Gjurgji