Përfundon restaurimi i repartit Invektiv nëp QSUT
Financimi me vlerë 600 mijë dollarë u bë nga Banka Botërore, nëpërmjet projektit i Kontrollit të Gripit të Shpendëve dhe Përgatitjes për Parandalimin e Pandemisë Humane.
Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi, vlerësoi kontributin e të gjithë aktorëve që finalizuan këtë projekt dhe bënë të mundur që për herë të parë të ndërtohet një njësi e tillë e trajtimit intensiv, tepër modern.
"Finalizimi i projektit jep një shpresë shumë të madhe për të vazhduar në projekte të tilla që do t’i ofrojnë qytetarit tonë shërbim dinjitoz, sipas të gjitha standardeve bashkëkohore", theksoi Dashi. Në rikonstruksionin e këtij reanimacioni, sipas zv.ministrit të Shëndetësisë, Bardh Spahia, është synuar arritja e standardeve më të larta europiane në ofrimin e këtij shërbimi.
Shefi i Shërbimit Infektiv në QSUT, Dhimitër Kraja, tha se "kjo qendër do të jetë në pararojë të kurave dhe trajtimit, menaxhimit intensiv të sëmundjeve të ndryshme infektive". Bazuar në të dhënat e deritanishme, Kraja shprehu mendimin se reanimacioni i rikonstruktuar do t’ia dalë të realizojë trajtim të të gjithë rasteve të rënda. Salla e reanimacionit është shumë e nevojshme dhe ka kapacitet prej 4 shtretër. Në Shërbimin Infektiv në QSUT, sipas Krajës, situata e gripit A (H1N1) është konstante prej disa javësh. Këtu paraqiten rreth 60-70 raste me sëmundje gripngjasuese, prej të cilave jo të gjitha janë H1N1, por një pjesë janë grip i zakonshëm dhe një pjesë tjetër sëmundje që ngjasojnë me gripin.
"Situata në infektiv në QSUT është e qetë dhe nuk ka pasur asnjë rast me vdekje. Gjithçka realizohet sipas planit A, B, C, që njihet tashmë dhe është aplikuar në të gjithë Shqipërinë dhe nuk ka pasur asnjë të metë, apo dobësi pune", tha Kraja.