E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet Kapshtica, 2 ditë e bllokuar, shkak greva në Greqi

KORCE- Pas dy ditësh bllokimi është hapur kalimi drejt Greqisë në pikën kufitare të Kapshticës. Pritet që në këtë pikë kufitare sot të ketë fluks emigrantësh, të cilët kanë anuluar për dy ditë udhëtimet e tyre drejt shtetit fqinj.

Pika kufitare e Kapshticës u bllokua të martën pasi pala greke në pikën doganore mbështetën grevë 48 orëshe në Greqi, e cila shkaktoi një bllokim total të punës.

Që nga e marta (28 qershor) në këtë pikë nuk ishte lejuar qarkullimi i automjeteve, por vetëm i kalimtarëve. Të gjitha automjetet që kishin mbërritur në Kapshticë, nuk u lejuan të kalojnë dhe u është urdhëruar të kthehen mbrapsht.

Gjatë të martës situata në Kapshticë ishte e rënduar pasi emigrantët nuk ishin informuar për grevën e palës greke. Ndërkohë që në Kakavijë puna nuk u ndërpre.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›