Raporti Bankës Botërore vlerëson reformat e qeverisë shqiptare për bizneset

Në raportin e fundit të Bankës Botërore “Të bësh biznes në Europën juglindore në vitin 2011”, nënvizohet se reformat në ekonomi dhe në bizneset po i kursejnë kohë dhe para investitorëve lokalë. Raporti “Të bësh biznes në europën juglindore në vitin 2011”, sheh reformat e bëra në 22 qytete të shtatë ekonomive: Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Maqedoni, Moldavi, Mali i Zi dhe Serbi.
Ekonomitë e Europës jug-lindore kanë reformuar ligjet mbi bizneset pavarësisht nga kriza ekonomike globale. Studimi tregon se 18 prej këtyre qyteteve kanë përmirësuar kushtet e krijimit të bizneseve, lejet e ndërtimeve, regjistrimin e pronës dhe respektimin e kontratave, me reformat e bëra. Mesatarisht në rajon, kostoja e fillimit të një biznesi është ulur me 22%. Koha mesatare në marrjen e lejeve të ndërtimit dhe hapjes së bizneseve është ulur në më pak se një muaj.
Ndërkohë që asnjë nga qytet në rajon nuk performon mirë në të katër indikatorët e mësiperm, është më e lehtë të merren leje ndërtimi në Niksic (Mali i Zi) dhe transferimi pronës në Blati dhe Chisinau (Moldavi). Shkupi (Maqedoni) dhe Banja Luka (Bosnje Hercegovinë) kanë bërë progrese në reformat në të katër fushat e studiuara. Nga ana tjetër është shumë e vështirë hapja e një biznesi në Prishtinë (Kosovë), regjistrimi i pronës në Mostar (Bosnje Hercegovinë) dhe respektimi i kontratave në Prizëren (Kosovë). Marrja e lejeve të ndërtimit është më e kushtueshme në Beograd (Serbi).
Sipas raportit Shqipëria ka arritur një performanacë mesatarisht të mirë në reformimin në fushat e krijimit të bizneseve, lejeve të ndërtimeve, regjistrimin e pronave dhe në respektimin e kontratave.
Listimi i 22 qyteteve të marra në shqyrtim në studimin e Bankës botërore.
(a.h/BalkanWeb)