E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbledh të shtunën Asamblenë Kombëtare, debat dhe për Letrën e Braçes

TIRANE- Partia Socialiste do të mbledhë të shtunën Asamblenë Kombëtare ku pritet të merret një vendim i qartë në lidhje me qëndrimin dhe aksionin politik që duhet të ndjekë partia më e madhe në opozitë, në rast se nuk do të plotësohet kërkesa e saj për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Tiranë.

Asambleja gjithashtu pritet t’i hapë rrugë edhe procedurave për përgatitjen e zgjedhjeve në PS. Në shtator pritet të nisin zgjedhjet e delegatëve të Kongresit, i cili është menduar të thirret diku nga tetori. Mandati i anëtarëve të forumeve të PS-së ka përfunduar në 2 qershor.

Në forumin e lartë partiak pritet të diskutohet dhe letra e hapur e nënkryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe drejtuar kreut të PS-së dhe socialistëve të tjerë. Në letrën e publikuar dje në “Gazeta Shqiptare” Brace kërkonte publikisht thyerjen e bojkotit të Kuvendit. Për dy javë kreu i PS-së zhvilloi takime me strukturat bazë në të gjitha qytetet për të vendosur mbi aksionin politik që do të ndërmarrë kjo parti.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›