E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Prodhuesit e shalqirit në Myzeqe, 2 varietete në treg, më të pëlqyerit nga blerësit

Prodhuesit e shalqirit këtë vit kanë nxjerrë në treg hibridin, lëkurë hollë dhe me peshë nën 5 kg kokrra. Sot në treg gjen vetëm 2 varietete shalqiri, të cilat duket që pëlqehen nga konsumatori.

Në tregun e shumicës se fruta – perimeve në Lushnje, shalqiri mbetet produkti që ka më tepër kërkesa për shitje.

Çmimi është më i lartë krahasuar me një vit më parë, por sasia është më e pakët, për shkak të motit të freskët në muajin qershor.

Me 35 ose 40 lekë për kg po tregtohet me shumicë shalqiri, ndërsa pjepri me 120 lekë për kg. Prodhuesit uljen e rendimentit e justifikojnë me rritjen e çmimit.

Për këtë tregtar nga Kavaja, çmimi nuk ka bllokuar shitjen por tregu i pakicës dyfishon çmimin në kurriz të konsumatorit.

Nga ana tjetër fuqia blerëse ka rënë dhe sipas tregtarit emigrimi i popullatës ka ulur sasinë e shitjes.

Mbi 50 kuintal shalqi shitet në ditë nga tregu i shumicës në Lushnje për tregun shqiptar, pa llogaritur eksportet.

Sasia më e madhe pritet të dalë në fund të korrikut, ku zakonisht është edhe sezoni i uljes së çmimit. Prodhimi i fushës në 50% të të mbjellave është gati për treg, pjesa tjetër ende nuk është vjelë.

Gazetar: Norel Zaimi

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›