E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çelet sezoni turistik në Pogradec, Pushteti vendor risi teknologjike për turistët

Sezoni turistik i këtij viti në Pogradec nuk do të jetë i shtrirë vetëm në vijën liqenore. Pushteti vendor ka menduar të shfrytëzojë edhe mundësitë që ofrojnë aplikacionet online për turistët dhe ka bërë të mundur që të hedhë në wikilock 10 destinacionet malore kryesore të Pogradecit, të cilat do t’iu shërbejnë turistëve vendas dhe të huaj.

Për N/kryetaren Entela Gusho, tashmë Pogradeci do të ofrojë mundësi maksimale për të shfrytëzuar liqenin për aktivitete sportive, gara, beachvolley si edhe maratona ndërkombëtare e vrapit që do të mbahet në korrik.

Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera janë krijuar kushte më të mira për pushuesit të cilët do të frekuentojnë plazhet publike, 30 % e bregut do të jetë në dispozicion të tyre me çadra falas nga bashkia.

Gazetar: Llazi Saro

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›