E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, caktohet masa e arrestit për doganierët

Porti Durrësit

“Arrest me burg”, është kjo masa e sigurisë që gjykata e Durrësit ka vendosur për  dy shoferët dhe magazinierin e 7 të arrestuarit, të cilët akuzohen për veprën penale të kontrabandës. Trupi gjykues i cili përbehej nga gjyqtari Kastriot Selita ka lënë në burg pa afat shtetasit Afrim Meca e Pellumb Mallollari (shofer botesh) si dhe shtetasin Klodian Çullaj me detyrën agjent doganor. Për këta tre shtetas  gjyqtari e ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.

Ndërsa për tre doganierët është dhënë masa e sigurisë arrest në burg me afat 30 ditë, për shtetasin Ylli Troplini, 20 ditë, për  Selman Doci, 10 ditë për Artur Mustafaj.

Organi i akuzës që përfaqësohej nga prokuroria Ilda Ahmeti  tha se shtetasit e lartpërmendur akuzohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin  katër  ditë më parë  kanë kaluar kontrabandë nga porti i Romano-Port një sasi prej 51 500 litra karburant.

Arrestimi i 7 shtetasve u bë katër ditë më parë  në kuadër të operacionit policor “Siguria” nga sektori kundër krimit financiar, pasi në rrugë operative këta të fundit kishin informacion nga dega e portit “Romano Port”, se zhvillohej vepra penale e kontrabandës me mallrat që paguhet akciza.

Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›