E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet ambasada shqiptare në Bosnje-Hercegovinë

Sarajevë, 4 Qershor, NOA Vizita e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta në Sarajevë, gjatë samitit për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, shënoi edhe çeljen e ambasadës së Shqipërisë në Bosnje-Hercegovinë.

Inaugurimi i ambasadës sonë në Sarajevë, ndërsa të dyja vendet presin integrimin në BE njëkohësisht, reflekton sikundër u shpreh ministri Meta gjatë ceremonisë së disa ditëve më parë, marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve duke i hapur udhë intensifikimit të mëtejshëm të tyre, pasi Shqipëria ofron potenciale të jashtëzakonshme edhe sa i përket turizmit.

Mendoj se është një hap historik në marrëdhëniet e reja midis Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës, si dhe tregues i qartë i prioritetit shumë të rëndësishëm që Shqipëria u kushton marrëdhënieve me fqinjët, kontribut që ne do ta shtojmë akoma më tej, në shërbim të integrimit europian të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, - u shpreh gjatë ceremonisë së inaugurimit ministri i Jashtëm Ilir Meta, bëhet e ditur në njoftimin e ministrisë së Jashtme.

Vlerësimet për rolin e Shqipërisë në rajon, si faktor paqeje, stabiliteti dhe si kontribuese tepër e rëndësishme për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor, erdhën edhe nga homologu boshnjak, Sven Alkalaj, i cili shprehu besimin për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe angazhimin e qeverisë së tij, për hapjen sa më shpejt të ambasadës së Bosnje-Hercegovinës në Shqipëri.

Në këtë ceremoni merrte pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›