Harasani Paga drejtoret e CEZ-it marrin 66 mije euro ne muaj
Deputeti i Partise Socialiste ish-drejtor i Pergjithshem i KESH-it Andis Harasani denoncon ne Kuvend pagat e larta qe marrin drejtuesit e kompanise CEZ nje pjese e aksioneve te se ciles i perket ende publikut. Drejtori paguhet 66 mije euro ne muaj. Dua te di kush e paguan kete fature dhe a paguan tatimfitimi tha socialisti Harasani. Denoncimi i deputetit te opozites Harasani vjen pak dite pasi Enti Rregullator i Energjise te marre vendimin per cmimet e reja te energjise. Harasani hedh dyshime se pagat marramendese qe CEZ paguan per drejtuesit e saj i paraqiten Entit si zera kostoje per te kerkuar rritje te cmimit te energjise. Jane 9 vete dhe rroga qe ata marrin eshte 375 mije euro ne muaj 4 milione ne vit. A paguhet tatim per keto paga dhe a i kane futur keto investime te kerkesa qe kam bere prane ERT-se tha Harasani. CEZ Albania eshte kompania qe ka monopolin e Shperndarjes se Energjise Elektrike ne Shqiperi dhe zoterohet 76 per qind nga kompania ceke CEZ dhe 24 per qind nga qeveria shqiptare. Me tej Harasani theksoi se eshte momenti qe te marrim masa per cmimin e energjise. Vetem nje pyetje kam per ministrin Bode...Kush i paguan pagat e 9 drejtoreve te KESH 66 mije euro ne muaj eshte rroga e drejtorit te CEZ. Ndersa ministri i Financave Ridvan Bode u pergjigj se pyetja e Harasanit eshte demagogji pasi rrogat ne kompanite private percaktohen nga vete kompania. Ndersa kryeparlamentarja Topalli theksoi se ai ligj eshte votuar ne kohen e PS-se. I gjithe ky debat lindi ne kohen kur po diskutohej nen per nen buxheti i vitit 2012. Debate me ministrin e Financave pati dhe ne lidhje me TVSH-ne per librin ku socialistet kerkuan heqjen e saj. Disa dite me pare vete Harasani pati shprehur shqetesimet ne lidhje me menaxhimin e investimeve nga kompania CEZ. shte e patolerueshme qe kompania CEZ pas dy vjet operimesh ne Shqiperi nuk ka bere asnje investim dhe vazhdon kerkon vetem rritjen e cmimit. Mjafton te shihet cmimi per familjaret nga 2005-a deri me sot qe eshte rritur mbi 250-300 per qind ndersa niveli i arketimeve nese ne 2005 ishte diku te 81 perqindeshi ne vitin 2008 shkoi 86-87 per qind sot ka zbritur ne nivelin e 70 perqindeshit qe tregon paaftesi dhe jo seriozitet nga kompania ceke.