Konkluzionet e BE-së për Shqipërinë, Fyle: Tani, progres

Këshilli i për Çështje të Përgjithshme i BE-së zhvilloi mbrëmë një takim të zgjeruar, ndërsa sot doli me konkluzionet e saj.
BE-ja përmend këtu ngritjen e grupit të punës për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare. “Po ashtu edhe përfshirjen në agjendën e punës për miratim të ligjeve që kërkojnë shumicën e cilësuar prej 3/5 e votave çka ka bërë të mundur miratimin e tre ligjeve të para. Këto hapa pozitivë duhet t’i shërbejnë tejkalimit të ngërçit që ka karakterizuar dhe dominuar skenën politike. Zgjedhjet lokale të Majit u vlerësuan në përgjithësi si konkurruese dhe transparente. Ende, procesi zgjedhor u karakterizua nga probleme të cilat duhet të adresohen mbi bazën ligjore në procesin e reformës zgjedhore. Në tërësi, Shqipëria ka bërë një progres të limituar në përmbushjen e kriterit politik të anëtarësimit dhe 12 prioritetet që konsiderohen kyç për hapjen e negociatave të pranimit”, thuhet në dokument.
Më tej thuhet se Këshilli inkurajon qeverinë dhe opozitës për rivendosjen e plotë të dialogut konstruktiv. "BE mbetet e angazhuar për perspektivën Evropiane të Shqipërisë dhe do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendit në këtë proces. Në përputhje me përfundimet e 20 Qershorit 2011, Këshilli gjithashtu inkurajon autoritetet shqiptare për të intensifikuar përpjekjet me agjendën e reformave, në veçanti për zbatimin e dymbëdhjetë prioriteteve kryesore. Përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme, sidomos në fushat kyçe, duke përfshirë gjyqësorin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbrojtjen e të gjitha minoriteteve, si dhe të drejtat e pronës”, thuhet më tej.
Gjithashtu, BE-ja thekson se të dyja palët duhet të angazhohen për të përmbushur të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it që nga viti 2007. “Dakordësia midis qeverisë dhe opozitës, në bashkëpunim me shoqërinë civile, mbi një reformë të plotë zgjedhore, duke trajtuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it që nga viti 2007, përpara zgjedhjeve të ardhshme mbetet vendimtare. Vetëm pas përmbushjes së çështjeve të mësipërme, Shqipëria do të jetë në gjendje për të ecur përpara në drejtim të BE-së, në përputhje me Konkluzionet e Këshillit të Dhjetorit 2010", thuhet më tej”, vijon.
Fyle: Shqipëria progres
Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, pas takimit me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, u shpreh se Shqipëria po bën progres të dukshëm. “Përveç Serbisë dhe Malit të Zi, ne patëm një diskutim të mirë me ministrat e jashtëm mbi Maqedoninë, mbi Shqipërinë ku kemi vërejtur progres javët e fundit, një progres të vazhdueshëm në Islandë, si dhe mbi Bosnjën lidhur me sfidat e vendit para se të aplikojë për anëtarësim”, theksoi ai. /Start/
2011-12-06 14:48