Helmohen dhjete konviktore gjimnazi i Gramshit ne greve
Helmohen nga ushqimi dhjete konviktore mbi 60 nxenes bojkotojne mesimin ne shenje proteste ndaj helmimit te shokeve te tyre. Dje ne mengjes mbi 60 nxenes konviktore te gjimnazit Shefqet Guzi ne qytetin e Gramshit kane bojkotuar mesimin. Shkak per kete eshte bere helmimi i dhjete shokeve te tyre konviktore nderkohe qe kerkesat e tyre u jane drejtuar edhe autoriteteve te shkolles dhe instancave te pushtetit vendor ne kete qytet. Mbremjen vone te se merkures rreth ores 2200 dhjete nxenes konviktore te kesaj shkolle kane perfunduar ne spitalin e qytetit. Sipas mjekeve adoleshentet jane paraqitur me te vjella dhe temperature relativisht te larte. Dyshohet se ata mund te jene helmuar nga konsumi i ushqimeve ne konviktin e shkolles. Ndersa dje ne mengjes kane pezulluar mesimin afro tri klasa te viteve te ndryshme te ketij gjimnazi ku protestes se tyre ndaj shokeve te helmuar i jane bashkuar edhe pakenaqesite ndaj kushteve te keqija te jeteses dhe ushqimit ne kete konvikt. Sipas gjimnazisteve jane paraqitur ne drejtorine e shkolles dhe ate te konviktit tri kerkesa qe kane te bejne me permiresimin e kushteve te akomodimit ne konvikt riparimin e dusheve kolektive dhe tualeteve si dhe permiresimin e kuotes ushqimore duke pasur ne plan te pare cilesine e menyse ushqimore qe aplikohet per nxenesit. Kerkesat iu jane paraqitur edhe autoriteteve te pushtetit lokal bashkise nenprefektures dhe zyres arsimore te ketij rrethi per te cilat ende nuk eshte dhene nje pergjigje e sakte se kur mund te shqyrtohen. Nderkohe sipas kreut te Bashkise se Gramshit Kastriot Zeri pritet qe te organizohet nje takim i perbashket me nenprefektin Shkelqim Hoxha kreun e zyres arsimore drejtorine e shkolles si dhe nje perfaqesi nga keshilli i prinderve dhe nxenesve te kesaj shkolle. Ne konviktin e gjimnazit te ketij qyteti akomodohen mbi 70 nxenes qe vijne nga zonat rurale te ketij rrethi dhe nuk kane mundesi te marrin arsimin e mesem ne fshatrat ku banojne per shkak te mungeses se nje shkolle te ketij niveli si dhe te pamundesise per shkak te largesise me shkollat ne qender te komunave. Ndersa nga kontingjenti i dhjete te shtruarve mbremjen e se merkures sipas mjekeve pese prej tyre kane lene spitalin dhe pese te tjere jane ende nen trajtim mjekesor. Policia ka nisur hetimet rreth dyshimit per helmim nga ushqimi por ende nuk eshte dhene ndonje konkluzion perfundimtar.