Hapet ekspozita "Shqipëria dhe bota 2008"
Janë fotot më përfaqësuese shqiptare dhe të huaja të përmbledhur në ekspozitën "Shqipëria dhe bota 2008". Ekspozita u hap në GKA dhe organizohej nga ATSH dhe AFP, të cilat bashkë sjellin ndoshta një grimcë të vogël të realitetit shqiptar dhe atij të huaj, por që kanë vlera të mëdha. Gërshetohen fotot, të cilat këtë herë nuk janë bërë me qëllim ekspozitën, por dhënien e një sekuence jetë, që natyrisht në gjuhën profesionale do të quhej lajm. Ekspozita u hap nën kujdesin e vecantë të ambasadores frnaceze në Shqipëri Maryse Daviet. Në ekspozitë mernin pjesë dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa si dhe përfaqësues të agjensisë franceze të lajmeve.Por nuk është ky bashkëpinimi i parë mes dy afjensive shqiptare, tashmë kjo është një tradite. Janë 85 foto të përzjedhura nga të dyja agjensitë, të cilat sjellin dëshmi të ngjarjeve më të rëndësishme në vend dhe në botë. Në dispozicion të ekspozitës është vënë gjithë arkivi i ATSH. Të gjitha fotot bashkë në kompleks janë tashmë pjesë e historisë së tashme dhe të shkuar të Shqipërisë si dhe vlereat tipike të monumenteve dhe të vetë kulturës shqiptare. Fotot do të mbeten në formën e një almanaku për të gjithë ata që e duan fotografinë dhe mbi të gjitha përe ata që duan me forcë lirinë e shprehjes së mendimit, por që këtë herë vjen në një mënyre shumë të vecantë, përmes fotografisë.