E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet kampionati evropian në futboll

Në ndeshjen e parë, Zvicra humbi kundër Çekisë me rezultat 0:1. Në të njëjtin grup, Portugalia mundi Turqinë me rezultat 2:0. Këtë të dielë në Austri zhvillohen ndeshjet e grupit B. Në Vjenë Austria pret Kroacinë, ndërsa në Klagenfurt ndeshen Gjermania dhe Polonia. Kryetrajneri i kombëtares gjermane Joachim Löw tha se ekipin e parë do ta caktojë sot, ndërsa sa i përket rolit të favoritit në këtë kampionat ai u shpreh: "Ka shumë kombëtare të cilat për nga kualitieti individual i lojtarëve mund ta fitojnë këtë kampionat.  Gjatë turnirit do të shihet se cili ekip ka kualitetin e duhur që në fund të bëhet kampion evropian."

Janë shënuar edhe përleshjet e para të tifozëve të këtyre dy vendeve. Njoftohet se policia ka arrestuar shtatë gjermanë. DW

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›