Kryeministri irakian në vizitë zyrtare në Iran
Kryeministri irakian, Nouri al-Maliki, takohet me presidentin iranian, Mahmoud Ahmadinejad në ditën e dytë të vizitës së tij në Teheran. Mendohet se në krye të axhendës së bisedimeve do të jetë një marrëveshje sigurie e propozuar mes Bagdadit dhe Uashingtonit.
Marrëveshja mund t'i japë SHBA të drejtën e përhershme për të mbajtur trupa në Irak.
Irani nga ana e tij e cilëson këtë propozim si kërcënim për sigurinë e vendit.
Zyrtarët irakianë kanë thënë se zoti Maliki do të prezantojë nga ana e tij prova se Irani është duke mbështetur militantët shiitë në Irak, të cilët po luftojnë me trupat e qeverisë, amerikanët dhe aleatët e tyre.